Pyetjet Më Të Shpeshta

1. Çfarë rivajeti mësohet në Akademi në Kursin e Leximit dhe Memorizimit?

Për momentin Akademia jep mësim në Hafs ‘an asim Tarik Al Shatibijeh.

2. Si mund të regjistrohem në kursin e recitimit/memorizimit?

Regjistrohu përmes web-faqes www.tmeag.com.
Do të merrni përgjigje brenda 3 ditëve të punës, in shaa Allah. Ju mund të kontrolloni oraret në dispozicion së pari me Departamentin e Çështjeve për Studentë, përpara se të regjistroheni. 

3. Çfarë të bëj nëse nuk kam ndonjë përgjigjje nga Akademia pas regjistrimit nëpërmjet web-faqes?

Dërgo email tek Departamenti për Çështje të Studentëve në adminbalkan@tmeag.com

4. A mund t’i regjistroj femijët në klasat e recitimit/memorizimit?

Po. Ne i pranojmë vajzat nga mosha 8 vjeç e lart, ndërsa për djemtë, pranojmë nga mosha 8 deri 10 vjeç.

5. Si zhvillohet kursi i leximit dhe i memorizimit?

Të dy kurset zhvillohen drejtpërdrejtë në Skype vetëm me Audio (Zë).
Nxënëset do të lexojnë një nga një përpara mësueses. Secila klasë ka maksimum 10 nxënëse për Kursin e Leximit dhe 6 nxënëse për Kursin e Memorizimit. Kohëzgjatja e klasës së leximit është 1 orë e 15 minuta varësisht nga numri i nxënëseve të regjistruara në klasë.

6. A do të marrë certifikatë për memorizim?

Po, pas përfundimit të secilit Xhuz dhe pasi të keni kaluar vlerësimin në Akademi.

7. A do të marrë certifikatë për recitim?

Certifikatën e recitimit mund ta marrin vetëm nxënëset e ‘’Programit të Hatmës’’ të cilat kanë kaluar vlerësimin.

8. A ka ndonjë klasë onsite që ofrohet?

Po, Onsite klasat janë në dispozicion në Bukit Jelutong dhe Penang në Malajzi.

9. Unë preferoj të kem një klasë private 1 me 1, a ka ndonjë mundësi që i përshtatet preferencës sime?

Po. Mund të dërgoni kërkesën tuaj në adminbalkan@tmeag.com për klasën 1 me 1 dhe për informata të mëtejshme.

10. A ka ndonjë mundësi që unë të ndryshoj klasën time?

Po, megjithatë ndryshimi i klasës mund të ndodhë vetëm në fillim të semestrit të ri. **Në varësi të disponueshmërisë së klasës.

11. A duhet unë t’i njoh rregullat e texhvidit për orët e recitimit?

Po. Mësuesja përdorë terminologjinë e texhvidit në klasë duke filluar nga niveli Vjollcë e lart.

12. A është e detyrueshme të marrësh kursin TME për klasat e recitimit?

Është e detyrueshme për nxënëset që kanë arritur në nivelin e katërt (Vjollcë) e lart.

13. Çfarë përfaqësojnë ngjyrat?

Secila ngjyrë përfaqëson nivel të caktuar të recitimit. Gjithsej janë 8 nivele:
1. E Bardhë (Fillestar)
2. E Verdhë
3. Rozë
4. Vjollcë (Mesatar)
5. E Kuqe
6. E Kafe
7. E Zezë/Safirë (më i Larti)

 

14. A do të vlerësohet leximi im?

Po, çdo semestër mësuesja e klasës do të vlerësojë dhe do të dërgon nominimet për ato që kanë arritur progres në Konfirmimin e Ngjyrës.

15. Elhamdulilah, unë sapo kam arritur në nivelin e Zi/Safirë. Cilat janë mundësitë për mua?

Ekzistojnë 5 mundësi për nxënësen pasi të arrijë në nivelin e Zi:

  1. Kursi i Memorizimit
  2. Programi i Hatmës
  3. Programi Nurturing
  4. Programi Për Trajnim Për Mësuese (PTiTP)
  5. Programi për Mësuese të Kuranit (së shpejti)

1. Çfarë është Programi i Hatmës?

Programi i Hatmës është të lexuarit e Kur’anit dhe mbajtja e recitimit të saktë nga faqja në faqe nën udhëzimin e mësueses së trajnuar.

2. Kush ka të drejtë për “Programin e Hatmës”?

Nxënëset që kanë arritur nivelin më të lartë në Akademi që është ngjyra e Zezë dhe Safir.

3. Sa është kohëzgjatja për Programin e Hatmës?

Secila klasë është 1 orë e 15 minuta në varësi të numrit të nxënëseve të regjistruara në klasë.

4. Sa nxënëse janë në secilën klasë?

Secila klasë ka 10 nxënëse, më së shumti.

5. Unë preferoj të kem një klasë private 1 me 1, a ka ndonjë mundësi që i përshtatet preferencës sime?

Po. Mund të dërgoni kërkesën tuaj në adminbalkan@tmeag.com për klasën 1 me 1 dhe për informata të mëtejshme.

6. A ka ndonjë mundësi që unë të ndryshoj klasën time?

Po, megjithatë ndryshimi i klasës mund të ndodhë vetëm në fillim të semestrit të ri. **Në varësi të disponueshmërisë së klasës.

1. Çfarë është kursi SFS dhe kush është i përshtatshëm për të ndjekur kursin?

SFS është shkurtesë për Starting From Scratch dhe është për fillestare në recitimin e Kuranit. Është dizajnuar për të ndërtuar themelet e recitimit të Kuranit, përmes njohjes dhe shqiptimit të saktë të shkronjave arabe.

2. Çfarë është kursi TME dhe kush është i përshtatshëm për të ndjekur kursin?

TME është shkurtesë për Tajweed Made Easy dhe është kurs i avancuar i texhvidit që është përshtatur të bëjë të thjeshta themelet e texhvidit për fillestare, duke lehtësuar procesin e përsosjes së recitimit të Kuranit.
Fillimisht duhet të dërgohet email në adminbalkan@tmeag.com që recitimi i saj të vlerësohet dhe të verifikohet  nëse ajo ka të drejtë të regjistrohet në këtë kurs..

3. Unë ende nuk jam nxënëse, si të regjistrohem për kursin?

Oraret e pranimit në kurse përditësohen në web-faqen tonë, në faqen kryesore nën titullin Ngjarjet e ardhshme, ose në rrjetet sociale [Facebook, Instagram dhe Twitter (TMEAGlobal)].
Për t’u regjistruar, ju lutem vizitoni web-faqen tonë www.tmeag.com OSE dërgoni email tek Departamenti për Çështje të Studentëve në adminbalkan@tmeag.com për të paraqitur kërkesën tuaj.

4. Koha e kursit nuk i përshtatet orarit tim, çfarë duhet të bëj?

Ka disa opsione më poshtë nga të cilat mund të zgjidhni:

i.Njofto Departamentin për Çështje të Studentëve për ditët dhe kohën tënde të preferuar. Sapo të kemi një numër minimal të nxënëseve që regjistrohen për orarin e njëjtë, kursi do të hapet.
ii.Mbledh një numër të motrave (më së paku 8) për ditët dhe kohën tuaj të preferuar, pastaj lajmëroni Departamentin për Çështje të Studentëve pasi të ketë mjaftueshëm 8 deri 10 motra të gatshme për të ndjekur kursin.
iii.Së fundmi, prit deri në regjistrimet e rradhës. Vizito web-faqen tonë (www.tmeag.com) ose na ndiqni në rrjetet sociale si [Facebook, Twitter, Instagram (tmeaglobal)] për përditësimet e reja të kurseve.

5. Si zhvillohen kurset online?

Për online; kurset zhvillohen përmes Wiziq. Departamenti për Çështje të Studentëve do t’ju jap udhëzimet se si të bashkoheni dhe të krijoni klasa.
Për onsite; ne do të njoftojmë për lokacionin dhe vendin.

6. Çfarë më duhet për të mësuar kurs online?

Për një mësim efektiv dhe një përvojë të dobishme të kursit, nxënëset këshillohen të përdorin laptop/kompjuter/tablet për të hapur WIZIQ. Ne nuk mund të garantojmë të njëjtën eksperiencë për nxënëset që përdorin celularët gjatë kursit pasi ekzistojnë disa funksione që nuk janë të lehta për përdorim në celulare.

7. A është Wiziq i lehtë për përdorim?

Po. Ju lutem klikoni në videon më poshtë “Si të krijojmë llogarinë në Wiziq (për kompjuter)”
https://www.youtube.com/watch?v=xUopUGZrh_U

8. Sa është kohëzgjatja e një ore në të dy kurset TME dhe SFS?

Secila orë zgjat 2 orë (120 minuta), dy herë në javë.

9. Sa kohë duhet për të përfunduar të dy TME dhe SFS Kurset?

Të dy kurset do të marrin 6 javë për të përfunduar In Shaa Allah.

10. Nëse unë mungoj në ndonjë orë të kursit TME apo SFS (online) si mund të arrij materialin e humbur?

Për online; nxënëset kanë mundësi të shohin inçizimin e klasës përkatëse që e kanë humbur. Inçizimet do të fshihen 1 muaj pas përfundimit të kursit.

Për onsite; duke marrë shënime nga shoqet e tjera në klasë.

11. A do të marr ndonjë certifikatë pas përfundimit të Kursit TME?

Po. Certifikata elektornike dërgohet me email dy herë në vitë, në Korrik apo Dhjetor.

12. A do të marr ndonjë certifikatë pas përfundimit të Kursit SFS?

Asnjë certifikatë nuk lëshohet pas përfundimit të kursit SFS.

13. Unë preferoj të kem një klasë private 1 me 1, a ka ndonjë mundësi që t’i përshtatet preferencës sime?

Po, mund të dërgoni kërkesë në adminbalkan@tmeag.com për klasën private (1 me 1) dhe për informacione të mëtejshme.

1. Çfarë është Programi Nurturing?

Programi Nurturing është program i përshtatur për nxënëset që janë duke kërkuar të përmisohen vetë shpirtërisht, dhe duke bërë kështu, të frymëzojnë edhe të tjerët. Një rrugëtim për t’u bërë muslimane e dobishme, formimi i personalitetit dhe trajnimi i nxënëseve në leximin e Kur’anit, është si një portë për të arritur Senedin.

2. Kush ka të drejtë për Programin Nurturing ?

Nxënëset që kanë arritur nivelin më të lartë në Akademi që është ngjyra e Zezë OSE Safirë.

3. Kur është pranimi i rradhës për Programi Nurturing?

Ju lutem ndiqni përditësimet për regjistrimet e radhës.

1. Sa është tarifa për kurset/programet në Akademi?

1.Kursi TME është 117 Euro për tërë kursin (onsite/online)
2.Kursi intensiv është 140 Euro për tërë kursin (vetëm për onsite)
3. Kursi SFS është 47 Euro për tërë kursin (onsite/online)
4. Kursi i Recitimit është 70 Euro në Semestër(onsite/online)
5. Kursi i Memorizimit është 70 Euro në Semestër (online)
6. Programi i Hatmës është 70 Euro në Semestër (onsite/online)
7. Programi Nurturing është 60 Euro për muaj (online)
8. PTiTP është 70 Euro – 93 Euro në muaj (online) **Mund të ketë ndryshime.

2. Sa semestra janë në Kalendarin e Akademisë, për një vit?

Semestri 1 – Janar deri në Mars
Semestri 2 – Prill deri në Qershor
Semestri 3 – Korrik deri në Shtator
Semestri 4 – Tetor deri në Dhjetor

1. Unë nuk mundem të paguaj tarifën por dëshiroj të mësoj. Çfarë duhet të bëj?

Mund të dërgoni kërkesë për Asistencë Financiare. Ju lutem shënoni në Departamentin për Çështje të Studentëve në: adminbalkan@tmeag.com.

2. Si bëhet pagesa?

PayPal: (Për nxënëset që banojnë jashtë Azizë Juglindore)
Dërgo pagesën në finance.tmeag@gmail.com

3. Unë nuk kam llogari bankare ose PayPal. Si unë mund të bëj pagesën?

Ju lutem kontaktoni Departamentin Për Çështje të Studentëve në adminbalkan@tmeag.com. Ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të ju ndihmuar.

4. Çfarë valuta pranoni ju?

Ne pranojmë Ringgit të Malajzisë (MYR), Pound Britanik (GBP), Euro (EUR) dhe Dollarë amerikanë (USD).

Shënim: Tarifat tona janë në valutën Ringit të Malajzisë, ju lutem dërgoni email në adminbalkan@tmeag.com për tarifat aktuale sipas kursit të këmbimit.

5. A mundem të bëj transfer përmes Western Union, MoneyGram ose agjentë të tjerë të dërgesave?

Na vjen shumë keq por ne nuk mund të pranojmë këto mënyra të pagesës për momentin.

6. Çfarë duhet të bëj pasi të bëj pagesën?

Dërgoni email në adminbalkan@tmeag.com:

i. Një fotografi (screenshot) të dëshmisë së pagesës d.m.th. fletëpagesës
ii. Emrin dhe Mbiemrin e nxënëses
iii. Kodi i klasës së nxënëses
iv. Shuma e pagesës
v. Data e pagesës
vi. Emri i mbajtësit të llogarisë
vii. PayPal

7. Kur duhet të bëj pagesën e tarifave të mia semestrale?

Tarifat për çdo semestër duhet të bëhen paraprakisht deri më 27-të të muajit të fundit të semestrit.

1. Çfarë është Senedi?

Sened është një certifikatë që një person e merr nga një Shejh ose Shejha tjetër që e gjitha shkon hap pas hapi deri tek Pejgamberi Muhammed sal-lAllahu alejhi ue selem.

2. A mund të marr Senedin pas përfundimit të TME?

Jo

3. A mund të marr Senedin pasi të arrij në nivelin e Zi?

Jo

4. Kur mund të marr Senedin?

Pas kalimit të Provimit të Senedit nën Programin e Trajnimit për Mësuese OSE pas përfundimit të Programin Nurturing. (Të zbatohen rregullat dhe kushtet)

Rrugëtimi i Nxënëses në Akademi 2020

1. A do të ketë provim në fund të kurseve?

(i) Kursi SFS – JO
(ii) Kursi TME – PO (opcionale)
(iii) Kursi i Memorizimit – Po
(iv) Programi i Hatmës – Po (opcionale)
(v) Programi Nurturing – JO
(vi) PTiTP – PO

2. A mund të hyj në riprovim të TME nëse kam rënë nga provimi ose nuk kam arritur suksesin e dëshiruar?

Po ka një riprovim në çdo semestër. Nxënëset do të njoftohen për regjistrimet për riprovim një muaj përpara, in shaa Allah.
**Zbatohen termat dhe kushtet

3. Sa është tarifa për riprovimin e TME?

Tarifa për riprovim është 12Euro.

4. A do të vlerësohet leximi im?

Po, çdo semestër mësuesja e klasës do të vlerësojë dhe do të dërgon nominimet për ato që kanë arritur progres në Konfirmimin e Ngjyrës.

1. CERTIFIKATAT

Certifikatat do të jepen për nxënëset të cilat kanë përfunduar;

  • Senedin
  • Hatmën
  • Memorizimin
  • Kursin e Texhvidit
  • Autorizimin për të dhënë mësim

1. Si mund të jem staf në TMEAG?

Ju lutem klikoni në këtë link: www.tmeag.com/get-involved/career/
Vetëm aplikantët e përzgjedhura do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

2. Jam shumë e interesuar të jem mësuese në Akademi. Si mund të aplikoj?

Ju mund të aplikoni në  http://tmeag.com/teacher-application-form/

3. Cilat janë kërkesat për të qenë mësuese në Akademi?

Kërkesat janë
a.Duhet të jetë nxënëse në Akademi.
b.Fuqia e recitimit të plotëson standartin e nivelit të lartë në Akademi.
c.Nxënëset duhet të marrin pjesë në klasën e Hatmës në gjuhën angleze së paku 1 semestër (3 muaj)
d.Përfundimi i Kursit të Texhvidit në gjuhën shqipe në TMEAG – Tajweed Made Easy (TME).
e.Aplikantet duhet të marrin 80% ose më shumë në provimin për mësuese.
f.Duhet të jetë e gatshme të mbaj mësim me orar të plotë menjëherë pasi të kaloj programin e trajnimit.
g.Duhet patjetër të kuptoj dhe të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze.
Për më shumë informata, shënoni email në: hr@tmeag.com.

4. Si mund të jem vullnetare në TMEAG?

Ju lutem plotësoni formularin në  www.tmeag.com/get-involved/volunteer
Ne do t’ju kontaktojmë nëse kemi ndonjë detyrë vullnetare në dispozicion

1.Jam e interesuar të organizoj një Kurs Intensiv nga Shejha Wafaa Mohd Hussain në vendin tim. Si mund ta bëj këtë?

Ju mund të shkruani në marketing@tmeag.com dhe të dërgoni kërkesën tuaj.

2. Jam e interesuar të organizoj një ligjëratë në shtetin tim. Si mund ta ftoj Shejhën Wafaa?

Ju mund të shkruani në marketing@tmeag.com dhe të dërgoni kërkesën tuaj.

3. Cilat janë ngjarjet apo programet tjera që zhvillohen nga Akademia?

Ne zhvillojmë disa ngjarje brenda vitit. Disa prej tyre janë si më poshtë:

i. Ligjëratë mujore në qendrën e TMEAG nga Sheikh Hussain Yee
ii. Kurs Intensiv nga Sheikha Wafaa Mohd Hussain
iii. Garat e Kur’anit (Online)
iv. Programi Vibrant Ramadhan

4. A janë këto ngjarje të hapura për publikun?

Të gjitha ngjarjet janë të hapura për publikun PËRVEÇ Garave të Kur’anit 2020.

5. Çfarë është Vibrant Ramadhan?

Është klasë e speciale e recitimit që mbahet në Ramazan. Për më shumë informata shënoni email në adminbalkan@tmeag.com.

6. Si mund t’i blej librat e Akademisë?

i.Mund të bleni online duke dërguar kërkesë me email në sales@tmeag.com
ii.Mund të bleni në qendrën TMEAG, në Denai Alam, Malajzi.
iii.Ju gjithashtu mund t’i blini edhe përmes distributorëve tanë.
Për më shumë informata rreth distributorëve tanë, shënoni email: sales@tmeag.com

7. A zhvillon Akademia klasa të ngjashme për meshkuj?

Po ne ofrojmë klasa për djem vetëm nga mosha 8 deri në 10 vjeç.

8. A ofroni kurse të gjuhës Arabe?

Jo, ne nuk ofrojmë klasa të gjuhës Arabe.

Dëshironi të dini më shumë?