Themeluesja jonë

Shejha Wafaa Muhammad Hussain filloi kërkimin e saj për dije islame kur ajo udhëtoi në Lindjen e Mesme, pasi diplomoi nga St. Mary’s Lumpur në vitin 1997. Ndalesa e saj e parë ishte Jordania, ku ajo ndjeu se leximi i Kur’anit nuk ishte një lëndë e vështirë për të studiuar. Pastaj vazhdoi të specializonte në Kur’anin Fisnik, duke filluar nga mosha 19 vjeçare. Shejha Wafaa filloi mësimdhënien e leximit të Kur’anit në moshën 21 vjeçare në vende të ndryshme në Arabinë Saudite, duke përfshirë edhe Qendrën Raabigh Da’wa. Ajo u nderua me Senedin (Ixhazen) e saj të parë nga Shejh Manal Ahmad Ridwan kur ishte 25 vjeç. Në moshën 28 – vjeçare, Shejha Wafaa u bë gjenerata e 32-të dhe 33-të e mbajtësve të Senedit nga Sheikh Muhammad ibn Salim ibn Ahmad ibn Salim.

Aktualisht ajo bart Senedin per 3 kirajete.

Mësimdhënia ka qenë gjithmonë në zemrën e saj, gjë e cila e çoi atë të themelimin e Tajweed Made Easy Academy Global (TMEAG). Deri më sot, ajo personalisht ka trajnuar shumë mësuese femra të kualifikuara anë e mbanë globit dhe ua ka dorzuar edhe Senedin. Shejha Wafaa ka realizuar kursin intenziv të texhvidit TME në vende të ndryshme duke përfshirë Malajzinë, Maqedoninë, Kosovën, Singaporën, Indinë, Gjermaninë, Austrinë dhe Filipinë. Përveç mësimdhënies, ajo gjithashtu është ftuar të flasë nëpër konferenca të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Arritjet kryesore:

  • 2011 – Botimi i librit TME, përfshinë metodën e zhvilluar nga Shejha Wafaa për mësimin e texhvidit
  • 2012- Themeloi Akademinë dhe ofroi kurse për publikun 2013- Botoi librin Starting From Scratch (SFS), i përshtatur për fillestare; botoi librin e texhvidit TME Mind Maps; hapi White Palm, tahfiz i parë vetëm për femra në Tetovë, Maqedoni.
  • 2015- Hapi Qendrën për Mësim TMEAG në Selangor, Malajzi
  • 2018 – Botoi edicionin e korigjuar të librit TME, i cili përfshin Hafs an Asim tareeq at-Taijjabah

 

 

pompy wtryskowe|cheap huarache shoes| bombas inyeccion|cheap jordans|cheap air max| cheap sneaker cheap nfl jerseys|cheap air jordanscheap jordan shoescheap jordanscheap wholesale jordans